×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset një shtetas i Holandës në Prishtinë

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 10:43

    Një shtetas i Holandës është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.


    Si njofton Policia, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 2:15 në rr. “Gazmend Zajmi », në kryeqytet.

    Sipas Policisë, është raportuar se viktima, shtetas i Holandës, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar.

    Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!