×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Rizespor arrin marrëveshje për shitjen e Muriqit tek gjiganti turk

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 10:53

    Çaykur Rizespor ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen për shitjen e Vedat Muriqit, dhe njofton se sulmuesi kosovar është në bisedime me Fenerin për ta finalizuar transferimin, njofton drejtori sportiv i Rizesporit, Ilmaz Bal.


    Ky lajm befasues vjen vetëm pak ditë pasi ylli i Kombëtares së Kosovës njoftoi publikisht se kishte vendosur të qëndronte në Rizespor deri në përfundim të kontratës më 2020.

    Megjithatë, si duket klubi e ka parë më të arsyeshme që ta shesë atë gjatë kësaj vere dhe të arkëtojë një shumë të konsiderueshme të parave.

    Muriqi shkëlqeu në sezonin që lam pas duke lënë shifra double-double si me gola ashtu edhe me asiste.

    Ai ndihmoi edhe ekipin Kombëtar të Kosovës, sidomos në fitoren ndaj Bullgarisë ku arriti të shënojë golin e barazimit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!