Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë sot se Kosova sikur me opium, i krijoi iluzionin vetes se Albin Kurti dhe ata që e rrethojnë përfaqësojnë dijen, kulturën, etiken e moralin e shoqërisë.
Berisha në një postim në Facebook shkruan se motoja e tyre është dekadenca ideologjike “ne ndërtojmë duke rrënuar”.
“’Më e keqe se mosdija është iluzioni i dijes’” – thoshte gjeniu i shkencës Hawking.
Kosova, sikur me opium, i krijoi iluzionin vetes se Albin Kurti dhe shokët/shoqet e tij përfaqësojnë dijen, kulturën, etiken e moralin e shoqërisë.
Në fakt, ata përfaqësojnë vetëm një bashkësi mashtruesish primitivë pa asnjë kontribut në krijimin e vlerave humane, shkencore e kulturore.
Motoja e tyre është dekadenca ideologjike ‘ne ndërtojmë duke rrënuar’. Dhe, historia ka treguar se kjo kategori në shkatërrimin e gjerë nxjerrin përfitime të ngushta”, shkruan Berisha.
Ky reagim i Berishës vjen pasi u bë e ditur se, “Sunny Hill”, festivali më i madh ndonjëherë që u mbajt në Kosovë, sivjet është zhvendosur në Tiranë.
Organizatorët u tërhoqën pasi u shprehën të dëshpëruar me zvarritjet e procesit të marrjes së një toke prej 17 hektarësh për shfrytëzim lidhur me këtë ngjarje.