×
  • Lajme
  • Lajme

    Përpos Kurtit, këta janë ministrat dhe deputetët që do t’u hetohet pasuria

    Reporteri
    15 Qershor 2022 | 10:02

    Agjencia Kundër nga sot deri në fund të këtij viti do të bëjë kontrollimin apo hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

    Përmes shortit të tërhequr sot, pasuria e shumë emrave të njohur publik do të jenë nën kontroll të Agjencisë Kundër Korrupsionit, nga ku do të bëhet gjetja se sa përshtatet deklarimi i pasurisë së tyre.

    Gjatë shortit të tërhequr sot nga Agjencia Kundër Korrupsionit është bërë e ditur se përpos kryeministri Albin Kurti, pasuria do t’i hetohet edhe dy zëvendësve të tij, Besnik Bislimit e Emilija Rexhepit, po ashtu edhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

    Agjencia Kundër Korrupsion do t’ia verifikojë pasurinë në mënyrë të plotë edhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

    Po ashtu kontrolli i pasurisë pritet t’u bëhet edhe disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Në mesin e atyre që u ra shorti, ishte edhe deputeti Behgjet Pacolli, po ashtu deputeti Fitim Haziri dhe Erxhan Galushi.

    Kontroll i pasurisë do t’iu bëhet edhe disa prej kryetarëve të Komunave, përfshirë kryetarit të Suharekës, Bali Muharremajt, atij të Prizrenit, Shaqir Totajt, kreut të Komunës së Zveçanit, Srdjan Milosavljevic, kreut të Fushë Kosovës, Burim Berishës, Fadil Nurës që udhëheq me Skënderajn, kryetares së Komunës së Graçanicës, Ljiljana Subaric, kreut të Zubin Potokut, Srdan Vulovic, kreut të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamzës, kreu të Komunës së Ranillugut, Vladica Aritonovic

    Lista e plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!