×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkë me Edi Ramën e Dritan Abazoviqin, Zelenskyyn në Kiev po e viziton edhe Baton Haxhiu

    Reporteri
    15 Qershor 2022 | 11:52

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndrojnë për vizitë në Kiev të Ukrainës.

    Rama e Abazoviq kanë ndarë pamje nga Kievi mëngjesin e së mërkurës, duke thënë se shkuan atje për t’iu ofruar mbështetje të sinqertë Ukrainës, shkruan Reporteri.net.

    Në Kiev po qëndron edhe gazetar Baton Haxhiu. Mediumi i tij “Albanian Post” ka publikuar pamje të Haxhiut nga Kievi, ku thuhet se ai po qëndron atje në cilësinë e gazetarit.

    “Gazetari Baton Haxhiu ndodhet në Kiev, ku në çdo hap, krerët e shteteve dhe gazetarët po eskortohen nga Forcat Speciale RENEA, thuhet në postimin e publikuar.

    Ditë më parë për vizitë në Kiev ka qenë edhe Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!