Duke pasuar rritjen e çmimeve në Kosovë nga produktet eseciale e deri te derivatet, kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka folur për rritjen e çmimeve të biletave të autobusëve për pushime verore.
Ai ka treguar se, këtë vit, çmimet e biletave për udhëtim për pushime verore mund të shkojnë deri në 40 euro.
“Shëngjini deri më tani ka operuar me një çmim të biletës kthyese 15 euro, por për shkak të ngritjës së çmimit të naftës, atëherë çmimi i biletës do të ndryshojë. 20 euro biletë kthyese, 15 euro biletë një drejtimshe. Ndërkaq edhe për Velipojë do të jetë 20 euro.
Për në Sarandë çmimi do të sillet rreth 35 deri 40 euro biletë kthyese për shkak se është shumë më larg se vendet tjera, dhe duke e ditur që është rritur çmimi i naftës”, tha Kurtishaj në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.