×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL-UÇK pret që opozita ta dërgojë në Kushtetuese projektligjin për pagën minimale

    Reporteri
    15 Qershor 2022 | 13:51

    Në Kuvendin e Kosovës është votuar në parim projektligji për pagën minimale, ku nuk janë përfshirë veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    E për të kundërshtuar këtë votim, veteranë të shumtë pritet që të mblidhen nesër, të enjten, para Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste kundër votimit të këtij projektligji.

    Për Xhavit Jasharin nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, deputetët të cilët dje votuan për këtë projektligj janë mjeranë, ndërsa sipas tij në këtë mënyrë serbët ia arritën qëllimin që të godasin luftën e UÇK-së.

    Protesta e nesërme e OVL e UÇK-së, bëhet thirrje për pjesëmarrje masive dhe përjashtim të çfarëdo lloj dhune

    Jashari nuk përjashton mundësinë që protesta e nesërme e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të vazhdojë deri në realizmin e kërkesës së tyre, që është tërheqja prapa e këtij projektligji.

    E nga kjo organizatë presin që ky projektligj do të kundërshtohet në të gjitha format demokratike, derisa shton që presin nga deputetët opozitarë ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

    “Këtu është bërë edhe shkelje e kushtetutshmërisë, sepse një qeveri thirret në një ligj që nuk është i aplikueshëm dhe shkel nenet e një ligji për qëllime të caktuara politike, për të degraduar luftën e UÇK-së, ne do t’i përdorim të gjitha format dhe do të konsultohemi me deputetë që janë në këtë parlament dhe kjo do të shkojë në Kushtetuese, sepse është bërë shkelje nga një nen i një ligji që nuk është i zbatueshëm, sepse janë format, janë udhëzimet se çfarë duhet të bëhet pastaj të ndodhë kjo dhe të thirret në një nen. Një ministër i tillë që për mua edhe sot nuk po e kuptoj, ministër i Financave, a është ministër që i jep paratë e tij apo të qytetarit të Republikës së Kosovës. Ai deklarohet herë si ministër, herë si prokuror, herë si gjykatës”, tha Jashari.

    Në seancën e djeshme, 68 deputetë ishin të pranishëm në votim ndërsa pati vetëm gjashtë abstenim.

    Disa nga deputetët e opozitës vendosën të lëshojnë sallën e Kuvendit të Kosovës në momentin kur edhe nisi votimi. /KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!