Policia e ka arrestuar sot një 38-vjeçar me inicialet R.K, në fshatin Vraniq të Suharekës, pasi i njëjti e ka ekspozuar armën. Hetuesit policorë, pas ekzaminimit të telefonit të dyshuarit, kanë gjetur videon ku ai shihet duke e ekspozuar një AK-47.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se në cilësinë e provave, kanë sekuestruar: një AK-47 dhe një karikator me 13 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Ai është intervistuar nga zyrtarët policorë, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar për krime të rënda.
Ndaj 38-vjeçarit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorim i armës”.
Njoftimi i Policisë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.