Ka nisur seanca gjyqësore ndaj 23 të arrestuarve për rastin e patentë shoferëve, ku pas deklaratave të të dyshuarve dhe mbrojtësve të tyre, pritet që gjykata të vendos për masën e paraburgimit prej një muaj apo edhe t’i lirojë në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe ‘marrje ryshfeti’.
Ky aksion i policisë u ralizua në disa lokacione ku 23 persona përfunduan në prangra prej tyre 16 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, 1 menaxher, 3 mjekë dhe 1 psikolog, 2 personat me inicialet A.T dhe P.T., nga një auto shkollë në Fushë Kosovë, shkruan Reporteri.net
Gjithashtu, nga ky aksion janë sekuestruar, teste për provim me shkrim, dy DVR të kamerave, dy fletore të regjistrit të kandidateve për patentë shofer, si dhe dhjetë fletore të kandidatëve që janë pajisur me certifikata, të gjitha këto prova relevante që do të përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.