×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta e veteranëve, forca të shtuara të policisë pozicionohen para Kuvendit

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 8:27

    Organizatat e dala nga lufta kanë thirrur protestë gjithëpopullore për ditën e sotme, shkruan Reporteri.net.

    Ata kanë kundërshtuar votimin e projektligjit që i përjashton pensionet e veteranëve nga rritja e pagës minimale, derisa kanë paralajmëruar protestë masive.

    Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar në Facebook se do të ketë organizim me autobusë në mënyrë që protestës t’i bashkohen veteranët nga i gjithë vendi.

    Para nisjes së protestës, forca të shumta të Policisë janë  parë të pozicionuar Kuvendit të Kosovës, ku edhe do të mbahet protesta.

    Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se janë marrë masat e nevojshme dhe se janë takuar me përfaqësues të OVL të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!