×
  • Lajme
  • Lajme

    “Albin krimineli”, dëgjohen thirrje në protestën e veteranëve

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 9:47

    Nën thirrjet “UÇK” ka nisur para Kuvendit të Kosovës, protesta e paralajmëruar e veteranëve për të kundërshtuar mospërfshirjen e tyre në projektligjin e pagës minimale.

    Një numër i madh i tyre tashmë është tubuar në sheshin kryesor të Prishtinës, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Duam të drejtat tona, e Albin krimineli”, janë dëgjuar thirrje në protestën e sotme të veteranëve.

    Ata kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave në rast se nuk përfshihen në ligjin për pagën minimale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!