Protestuesit i kanë gjuajtur me ujë disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë dalë të flasin me ta. Ata fillimisht kanë bërë thirrje që të mos i lënë të flasin.
Megjithatë, pas disa përpjekjesh një fjalë rasti e ka thënë shefi i grupit parlamentar, Abelard Tahiri.
Në hyrje të Kuvendit të Kosovës ai u ka treguar se Kuvendi ka ndalur punimet e seancës deri në orën 13:00.
“Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet, shpresojmë se mazhoranca do reflektojë, kërkuam që qeveria me Komisionin për Buxhet të mblidhen dhe të gjendet një zgjidhje për përfshirjen e veteranëve në ligj. Nuk mund të ketë seanca normale pa u zgjidhur çështja e juaj. Bashkërisht ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë ai.
Derisa, Tahiri ka thënë se veteranët duhet të trajtohen denjësisht, protestuesit i kanë bërtitur se “ku ke qenë më herët”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.