×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca e Kuvendit, opozita kërkon ndërprerjen e saj

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 13:41

    Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës e cila u ndërpre pak pasi filloi për shkak se opozita pamundësoi mbajtjen e saj pa trajtuar  kërkesat e veteranëve, shkruan Reporteri.net.

    Shefi i Grupit Paralamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar ndërprerjen e seancës dhe vazhdimin e saj nesër.

    Tahiri ka kërkuar që të tërhiqet ligji për pagën minimale dhe të përfshihet në ligj edhe kërkesat e veteranëve.

    Ju kërkojmë ta tërhiqni Ligjin si Qeveri, të mblidhet Komisioni  bashkë me përfaqësuesit e Qeverisë dhe të ftohen edhe përfaqësuesit e veteranëve dhe të fillojë një dialog. Kërkesa jonë është të ndërpritet kjo seancë dhe të vazhdojmë me çështjen e Trustit”, tha ai.

    Të njëjtën gjë e kërkoi edhe AAK e LDK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!