Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do të anulojë takimin e nesërm në Forumin e Prespës për të pritur në takim veteranët e UÇK-së të cilën protestuan sot për të kërkuar përfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale, shkruan Reporteri.net.
Kurti tha se Qeveria që ai drejton është për kompensimin e veteranëve të UÇK-së, por siç tha ai të veteranëve të vërtetë.
“Ne jemi që veteranët të kenë kompensim më të lartë se paga minimale e tyre, por një numër i vërtetë i tyre. Duhet të mbërrijmë te numri i vërtetet dhe unë jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me organizatat e dala nga lufta, te një kompensim edhe më i lartë se paga minimale. Paga minimale për veteranin nuk mund të quhet respekt e dinjitet.
Jam për të diskutuar me veteranët e UÇK. Unë do t’i takoj veteranët dhe ky nuk është takimi i parë, do ti takoj sërish. Unë propozoj sot që ta anuloj pjesëmarrjen time në forumin e Prespës dhe po i pres në takim”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit.
Kurti tha se Qeveria e Kosovës edhe me politikat e saj dhe deklarimet e saj gjithmonë ka shprehur mirënjohjen e thellë për ata që kanë kontribuar për çlirimin e vendit.
Kryeministri tha se Qeveria i ndan 120 milionë euro për kategoritë e dala nga lufta, që është më shumë se për mbrojtjen e vendit
Qeveria e Kosovës edhe me politikat e saj dhe deklarimet e saj gjithmonë ka shprehur mirënjohjen e thellë për ata që kanë kontribuar për çlirimin e vendit. Unë nuk besoj që ne dallojmë sa i përket respektit e mirënjohjes për veteranët, ne mund të dallojmë për bindjen tonë. Qeveria i ndan 120 milionë euro për kategoritë e dala nga lufta, që është më shumë se për mbrojtjen e vendit. Respekti tregohet me buxhet, ne vazhdojmë të kemi vërejtje sepse konsiderojmë se numri i veteranëve të UÇK-së është i fryrë, kjo është gabim edhe për historinë që do tu mësohet brezave të ardhshëm. Ka pasë mjaftueshëm veteranë të UÇK-së dhe nuk ka nevojë ta fryjmë numrin. /Reporteri.net