×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Kompensimi për veteranët nuk duhet të jetë 250 euro sa paga minimale, por më i lartë

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 13:59

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do të anulojë takimin e nesërm në Forumin e Prespës për të pritur në takim veteranët e UÇK-së të cilën protestuan sot për të kërkuar përfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale, shkruan Reporteri.net.

    Kurti tha se Qeveria që ai drejton është për kompensimin e veteranëve të UÇK-së, por siç tha ai kompensimi i veteranëve të vërtetë duhet të jetë më i lartë se paga minimale.

    “Ne jemi që veteranët të kenë kompensim më të lartë se paga minimale e tyre, por një numër i vërtetë i tyre. Duhet të mbërrijmë te numri i vërtetet dhe unë jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me organizatat e dala nga lufta, te një kompensim edhe më i lartë se paga minimale. Paga minimale për veteranin nuk mund të quhet respekt e dinjitet.

    Jam për të diskutuar me veteranët e UÇK. Unë do t’i takoj veteranët dhe ky nuk është takimi i parë, do ti takoj sërish. Unë propozoj sot që ta anuloj pjesëmarrjen time në forumin e Prespës dhe po i pres në takim”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit.

    Veteranët e UÇK-së po vazhdojnë të protestojnë para objektit të Kuvendit.

     

    Kurti: Kompensimi për veteranët nuk duhet të jetë 250 euro sa paga minimale, por më i lartë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!