Me vendim të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, seanca e sotme është ndërpritur sërish për një tjetër pauzë njëorëshe derisa në oborrin e Kuvendit veteranët po vazhdojnë protestën e tyre.
Si kundërpërgjigje ndaj kësaj pauze, Klinaku i OVL e UÇK-së ka thënë se veteranët nuk lodhen dhe kësisoj do të vazhdojnë të qëndrojnë në protestë, transmeton Reporteri.net.
“Konjufca po mendon se po na lodhë me pauzë, por ne do të qëndrojmë”, ka thënë Klinaku.
Ndërkaq, veteranët gjatë ditës së sotme kanë kërkuar vazhdimisht që të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti por ky i fundit ka thënë se takimi mes qeverisë dhe organizatave të dala nga lufta mund të bëhet nesër.
Deputetët nuk gjejnë kompromis, Kuvendi shkon sërish në pauzë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.