×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërpritet përfundimisht seanca e Kuvendit

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 16:53

    Pas dy ndërprerjeve të njëpasnjëshme, është vendosur që seanca e sotme e Kuvendit të mos vazhdojë. Kështu ka njoftuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

    “Seancat nuk mund të bllokohen pafundësisht apo për shkak të betejave tona politike. Megjithatë principi është funksionimi i demokracisë dhe parlamentit. Kështu që, me kaq po e ndërprejmë seancë”, tha Konjufca në parlament.

    Ai tha se seanca vazhdon javën tjetër.

    Bllokim të seancës parlamentare nga opozita ka pasur sot dy herë gjatë ditës, të cilët kërkuan ndërprerjen e seancës, me pretendimin se nuk ka kushte normale derisa veteranët po protestojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës si formë kundërshtimi ndaj vendimit për mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagë minimale.

    Edhe pasi ata pranuan ftesën zyrtare nga këshilltarja e Kurtit për t’u takuar nesër me kryeministrin, protestuesit veteranë kanë kërkuar ndërprerjen përfundimtare të seancës.

    Nesër, kryeministri Albin Kurti pritet që t’i takojë veteranët e luftës për të diskutuar rreth pagës minimale. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!