×
  • Lajme
  • Lajme

    Në fund të protestës, veteranët u japin lule dhe përqafime pjesëtarëve të Policisë

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 17:25

    Në përfundim të protestës, veteranët të cilët protestuan sot para ndërtesës së Kuvendit u kanë shpërndarë lule pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. 

    Përveç luleve, veteranët iu dhuruan edhe përqafime Policisë, që me protestë kundërshtuan mospërfshirjen e kësaj kategorie në Projektligjin për Pagën Minimale.

    Nga protesta që filloi sot (e enjte) me fillim nga ora 09:30, veteranët siguruan një takim me kryeministrin Kurti i cili tha se do ta anulojë shkuarjen në Forumin e Prespës për të mbajtur takim me veteranët dhe për të diskutuar në lidhje me pagën minimale.

    Pas këmbënguljeve të veteranëve dhe opozitës, është ndërpritur përfundimisht edhe seanca e Kuvendit ku në rend dite ishte edhe tërheqja e Trustit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!