Janë liruar kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj dhe katër aktivistët e tjerë të kësaj partie, të cilët penguan zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës kur po arrestonin Molliqajn, shkruan Reporteri.net.
Lirimin e tyre e ka konfirmuar Frashër Krasniqi, i cili ka thënë se i kanë liruar pas dy orësh.
“Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti. Na arrestuan brutalisht për të treguar forcë, e na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor. Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe”, ka shkruar Krasniqi.
Molliqaj u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest nga Gjykata, e aktivistët e tjerë u prangosën pasi provuan të pengojnë zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, kur ata po arrestonin kreun e PSD’së./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.