Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i pari që duhet të heq dorë nga statusi i veteranit. Krasniqi thotë se “veteran është ai që ka kapur pushkën në dorë”.
“Listat janë të fryra por ne duhet të flasim për kategorizime”, thotë Krasniqi.
“Nuk është normale me thirr vetën veteran-luftëtarë kryeministri i Kosovës. Ai është i pari që duhet me dhënë shembull, me thënë shikoni: Unë e kam dhënë një kontribut por s’jam veteran. Sepse veteran është ai që ka kapur pushkën në dorë”, shtoi ai në emisionin “Desku” në KTV.
Ai theksoi se jo të gjithë veteranët marrin pensionin.
“Nuk ka drejtë me marrë përfitime Albin Kurti edhe sikur të ishte veteran sepse ka rrogë. Nuk e marrin krejt veteranët kompensim, vetëm ata që s’kanë punë”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se PDK është pasuese e UÇK’së.
“Kam nderin jetësor me qenë kryetar i partisë që e ka jo vetëm në ADN Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës por është edhe në kuptimin legal e formal të fjalës, është pasuese e drejtorisë politike të UÇK’së”, tha Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.