Profesori Blerim Latifi e ka quajtur “budallaki të vitit 2022” mos mbajtjen e festivalit Sunny Hill në Prishtinë. Thotë se kryeqytetit i duhej ky organizim.
“Definitivisht Prishtina e ka një jetë kulturore të varfër, mjerisht, fatkeqësisht….”, thotë Latifi.
“Ky është kryeqyteti i Republikës së Kosovës por realisht nuk ndodh asgjë që ka ndonjë ipmakt, që ka ndonjë vlerë kulturore. Sunny Hill gjithmonë ka dal në media, ka pasur rëndësi. Kanë ardhur audiencë ndërkombëtare, ka qenë në kuptimin e plotë të fjalës ngjarje kulturore e cila ia ka dhënë një sharm pak më ndryshe këtij qyteti”, tha Latifi në emisionin Pressing në T7.
“Sunny Hill e ka pas vendos Kosovën në hartën kulturore të shoqërive bashkëkohore europiane, perëndimore. Tash për një budallaki tonën që në thelb është mentalitet agrar, jo qysh mi dhënë tokë, jo shumë tokë, jo është pak tokë, është mentalitet agrar se shoqëritë agrare e kanë e glorifikojnë tokën si të tillë”, tha ai.
“Ka qenë një budallaki e madhe. Nuk e di kush ka qenë fajtori, por si duket fajtorë janë të dy palët, edhe komuna edhe qeveria.”, theksoi Latifi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.