Një milion shqiptarë së bashku me arbëreshët e Italisë jetojnë në SHBA.
Në emisionin “Opinion” drejtuesi i “Vatrës” në Amerikë, Elmi Berisha tha se më së shumti shqiptarët jetojnë në New York, Florida dhe Boston.
“Mendohet se janë jo më pak se 850 mijë shqiptarë duke mos futur arbëreshët e Italisë. Mendohet se janë rreth 1 milion shqiptarë së bashku me arbëreshët jetojnë në SHBA. Më së shumti jetojnë në New York, Boston, Florida etj. Së fundmi ka një përparim të shqiptarëve që kanë emigruar në vitet ’90 në Teksas”,-tha Elmi Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.