Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, që gjatë ditës pritet të shoqërohen me riga shiu e shkarkime rrufesh.
Ndërkohë, të shtunën pritet të mbajë mot i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.
“Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshje të intensitetit mesatar parashihen të shtrihen për gjatë relievit malor, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit, deri sa në viset me lartësi të ulëta dhe mesatare do të ketë më pak reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Gjatë vikendit parashihet të mbajë moti i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell”, thuhet në njoftimin e Instituti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.