Klubi anglez, Tottenham Hotspur ka kërkuar të hapë bisedime për kontratë të re me kapitenin e tyre, Harry Kane.
Drejtori sportiv i Spurs, Fabio Paratici dhe menaxheri Antonio Conte e kanë shtyrë Kane të hapë negociatat për një marrëveshje të re.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Spurs janë gati të paraqesin një marrëveshje të re pesëvjeçare dhe presin që Kane ta shqyrtoj atë.
Kontrata aktuale e kapitenit të Anglisë është e vlefshme deri në vitin 2024 dhe nuk duan që ai të largohet së shpejti.
Qendërsulmuesi ka shprehur një gatishmëri për t’u qetësuar dhe për të qëndruar me Spurs pasi ndien siguri dhe shpresë së mund të luftojnë për trofe pas ardhjes së Contes.
Nga ana tjetër, Tottenhami thuhet se po e shikon edhe Lautaro Martinezin e Interit në rast se Kane vendos të largohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.