×
  • Lajme
  • Lajme

    Gabriel Escobar në Forumin e Prespës: E përkrahim Ballkanin e Hapur

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 20:16

    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, konfirmoi mbështetjen për nismën rajonale Ballkani i Hapur.

    Ai kërkoi sërish përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit dhe integrimin e tyre për në Bashkimin Europian.

    “Përkrahim të gjitha tregjet, Ballkani i Hapur përderisa është i fokusuar në integrimin Europian, do të jetë i hapur për të gjitha vendet. 70 për qind e ekonomisë së Ballkanit është e lidhur me Europën, ndërsa pjesa tjetër është po ashtu e lidhur me rajonin. Këto dy procese duhet të marrin pjesë në të njëjtën kornizë”.

    Escobar shtoi se “Ballkani i Hapur nuk është e vetmja iniciativë që e përkrahim, ne i përkrahim të gjitha iniciativat tjera që na bashkojnë.”/A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!