Kartoni i verdhë misterioz i Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit në Premier League ndaj Leeds United, në sezonin e kaluar, po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit mes dyshimeve për një skandal të madh bastesh.
FA kreu një hetim gjashtë mujor dhe ia referoi çështjen agjencisë kryesore të krimit të organizuar në vend, një zhvillim që tregon shqetësime serioze për korrupsionin dhe kriminalitetin e mundshëm, raporton Dailymail.
FA hapi hetimin e saj pasi u njoftua për modele të dyshimta bastesh në lidhje me një karton të verdhë të treguar ndaj Xhakës në fund të fitores 4-1 të Arsenalit në “Elland Road” më 18 dhjetor.
Nuk ka pasur kurrë ndonjë sugjerim për ndonjë keqbërje nga Xhaka apo ndonjë lojtar tjetër i Arsenalit.
Alarmi u ngrit nga një bast jashtëzakonisht i madh prej rreth 52,000 £, i vendosur gjatë ndeshjes ndaj Xhakës për t’u ndëshkuar në 10 minutat e fundit, pavarësisht faktit se Arsenali po fitonte 4-1.
Mesfushori i Zvicrës u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner për humbje kohe në minutën e 86-të, pasi ai vonoi të ekzekutonte një goditje dënimi.
Basti i dyshimtë u vendos në një shkëmbim bastesh – një faqe interneti që lejon përdoruesit të vendosin baste, por gjithashtu t’i marrin ato nga përdoruesit e tjerë – dhe u raportua menjëherë më pas se kumari fitoi një pagesë prej rreth 250,000 funte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.