×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu: Vettingu do të jetë i plotë, do të fillohet nga krerët e institucioneve të drejtësisë

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 13:58

    Komisioni i Venecias ia ka dhënë dritën e gjelbër, propozimit të Qeverisë së Kosovës për vetting në sistemin e drejtësisë dhe për funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, shkruan Reporteri.net.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencë për media ka bërë të ditur se vettingu do të jetë i plotë.

    “Vetting do të ketë të plotë dhe siç duhet, duke filluar nga krerë e institucioneve të drejtësisë”, tha Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

    “Trupat që do të verifikohen do ta marrin mandatin për verifikimin e secilit prokuror dhe gjyqtar në Republikën e Kosovës”, tha Haxhiu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!