×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për veteranët: S’merret pagë për diçka që është bërë para 23 vjetësh

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 15:38

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se janë duke përgatitur një propozim konkret për veteranët e UÇK-së, që do t’iu dorëzohet atyre gjatë javës tjetër.

    Kurti ka thënë se beson që fjala pagë dhe veteran nuk duhet të jenë në një fjali, ngase veteranët duhet të marrin beneficion si mirënjohje për kontributin e tyre në luftë.

    Kryeministri ka ka thënë se paga nuk merret për diçka që është bërë para 23 vjetëve. Ai sërish ka potencuar se beneficioni për veteranët duhet të jetë më i lartë se paga minimale.

    “Unë nuk besoj që në Republikën e Kosovës fjalën veteran dhe luftëtar e çlirimtar në njërën anë, dhe fjalën pagë në anën tjetër, duhet t’i kemi në të njëjtën fjali. Këto janë beneficione për veteranët si mirënjohje e shoqërisë, por jo pagë. Paga merret në kohën e tashme të vazhdueshme jo për diçka para 23 vjetëve. Kjo nënkupton që beneficioni nuk bën të lidhet me pagën minimale. Unë besoj që beneficioni për veteranët duhet të jetë më i lartë se paga minimale. Por për këtë kam kërkuar që paraprakisht të bëhet një rregullim i listave sepse duhet të vijmë tek e vërteta historike ashtu siç ka qenë. Nuk kemi nevojë ta shtojmë numrin e veteranëve që të ndihemi krenarë”, ka thënë Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!