×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci takon Gent Cakajn, e quan “enciklopedi”

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 15:56

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me ish-ministrin e jashtëm shqiptar, Gent Cakaj.

    Lladrovci e ka quajtur Cakajn një “enciklopedi që reflekton tërë atdhetarizmin dhe vlerën tonë, të ardhmen tonë”.

    “Lum Kosova për djemtë si Genti!
    Genti i takon brezit më të shkëlqyer të rinisë tonë, të dëshmuar me kompetencën shkencore e diplomatike, për ballafaqimet më të ndjeshme strategjike dhe interesin nacional.
    Lum Kosova për djemtë si Genti, enciklopedi që reflekton tërë atdhetarizmin dhe vlerën tonë, të ardhmen tonë.
    Genti, më i miri nga më të mirët, kapërcen çdo standard të njohur intelektual në rrafshin nacional.
    Faleminderit për konsideratën Genti, i ndershmi nderon!”, shkruan Lladrovci në postimin  e tij.

    Kujtojmë se disa herë në media ishte përfolur se Gent Cakaj i cili kishte dhënë dorëheqje nga Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, mund t’i bashkohet PDK-së.

    Ai ishte parë i shoqëruar disa herë me zyrtarë të kësaj partie.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!