Paige Spiranac është shpallur nga revista “Maxim” si femra më seksi në botë, për vitin 2022.
Golfistja amerikane tha se për të, të qenit seksi nuk ka të bëjë me paraqitjen e jashtme, por më shumë se aq.
“Për mua, të jesh seksi do të thotë të kesh vetëbesim dhe të ndihesh mirë me veten”, tha ajo.
Spiranac është shumë e famshme në rrjetet sociale. Në Instagram, ajo ka rreth 3,5 milionë ndjekës.


