×
  • Lajme
  • Botë

    Klitschko: Ushtarët e rinj rusë po vdesin për ambiciet Putinit

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 20:31

    Kryetari i Kievit dhe ish-boksieri i peshave të rënda, Vitali Klitschko ka thënë se në plan afatgjatë lufta në Ukrainë do ta dëmtojë shumë edhe Rusinë.

    Ai ka thënë se ushtarët e rinj rusë po vdesin për asgjë më shumë se ambiciet e Putinit.

    “Kjo është një tragjedi edhe për rusët dhe Federatën Ruse. Njerëzit s’e kuptojnë tani, por jam i sigurt se së shpejti do ta kuptojnë realitetin. Rusët po vdesin – dhe për çfarë? Për ambiciet e Putinit?”, ka deklaruar Klitschko.

    Këto deklarata, Klitschko i ka thënë për BBC-në gjatë funeralit të aktivistit të njohur anti-korrupsion, Roman Ratushni, i cili është vrarë në rajonin e Kharkivit më 9 qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!