×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomati turk në Kosovë, pritet nga Gërvalla dhe darkon me disa ministra

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 20:54

    Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevut Çavusoglu, sot rreth orës 19:00 ka mbërritur në Kosovë. Ai u prit nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla. 

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njofton se pas arritjes, kryediplomati turk ka darkuar me disa ministra, ku ndër ta ishin prezentë ministri i Infrastukturës, z.Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, z. Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shtetve përkatëse, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Në këtë darkë është biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta, njofton MPJ-ja.

    Ndryshe, Çavusoglu dhe Gervalla do të mbajnë takim nesër e më pas do dalin edhe në konferencë për media. /Reporteri.net/.

    Kryediplomati turk, Çavusoglu, mbërrin në Kosovë, e pret Ministrja Gervalla

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!