×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti me pjesëmarrësit e konferencës “E ardhmja e transportit” flet për prioritetet në energji të ripërtëritshme

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 22:33

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim pjesëmarrësit e konferencës parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”.

    Në këtë takim, Kurti bisedoi me ta për marrëdhëniet e mira ndërshtetërore të Kosovës dhe vendeve pjesëmarrëse në konferencë dhe për mundësitë e bashkëpunimit.

    “Kryeministri Kurti theksoi progresin e shënuar gjatë këtij viti në indikatorët ekonomikë dhe ata të demokracisë, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë, dhe për synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. Ai veçoi investimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hekurudha, politikën energjetike 2022-2030 për Kosovën dhe prioritetet e qeverisë për investime në energji të ripërtëritshme.”, thuhet në komunikatë.

    Njoftimi i plotë:

    Kryeministri Kurti priti në takim pjesëmarrësit e konferencës parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”

    Prishtinë, 18 qershor 2022

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim pjesëmarrësit e konferencës së parë parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”.

    Në takim u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe vendeve pjesëmarrëse në konferencë si dhe potencialin e mundësitë e forcimit të bashkëpunimit.

    Kryeministri Kurti theksoi progresin e shënuar gjatë këtij viti në indikatorët ekonomikë dhe ata të demokracisë, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë, dhe për synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. Ai veçoi investimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hekurudha, politikën energjetike 2022-2030 për Kosovën dhe prioritetet e qeverisë për investime në energji të ripërtëritshme.

    Krahas shprehjes së mirënjohjes për vizitën në Kosovë, pjesëmarrësit potencuan gatishmërinë për angazhimin e tyre me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, rritje të shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe zhvillimit të turizmit.

    Të pranishëm ishin kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Mjedis dhe Transport dhe anëtarë të këtyre komisioneve nga Turqia, Estonia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, së bashku me kryetaren e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli, ekspertë të kësaj fushe, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe studentë nga departamenti i Komunikacionit dhe Transportit nga Universiteti i Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!