Drejtoria Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se në fshatin Vërmicë, është hasur viktima mashkull, shtetas i huaj, me lëndime trupore.
Mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima kishte plagë nga arma e zjarrit, dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, transmeton Reporteri.net.
Gjatë patrullimit, njësitet policore kanë gjetur edhe një trup të pajetë, dhe pranë tij sekuestruan një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, derisa rasti është në procedurë hetimore.
Këto dy raste dyshohet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një trup të pajetë (mashkull) ku në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Reporteri.net/.