×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dhuna në familje”, 12 raste të raportuara në 24 orët e fundit

    Reporteri
    19 Qershor 2022 | 9:04

    Problemi i dhunës në familje në Kosovë vazhdon të qëndrojë, derisa Policia ka njoftuar për 12 raste të dhunës që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

    Në raportin 24 orësh të Policisë, është raportuar për raste të dhunës ndaj prindërve, grave dhe të miturve në qytetin e Prishtinës, Lipjanit, Graqanicës, Obiliqit, Kaçanikut, Suharekës, Prizrenit, Gjakovë e Mitrovicës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga shumica e rasteve të raportuara, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Raportet e policisë:

    Prishtinë 18.06.2022 – 04:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babain e tij, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Lipjan 18.06.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    Graqanicë 17.06.2022-22:20. Me 18.06.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit) duke demoluar orenditë shtëpiake ka shkaktuar dhunë në familje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Obiliq, 18.06.2022-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe djalit të tyre, rasti në procedurë hetimore.

    Kaçanik 15.06.2022-18:00. Me 18.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje .

    Suharekë 18.06.2022 – 03:30. Raportohet se pas një fjalosje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht djalin (i mitur) dhe vëllain e tij, viktimat meshkuj kosovar. Dyshohet se i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit. Viktimës (të miturit) iu është ofruar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Prizren 18.06.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Njërës nga viktimat iu është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Prizren 18.06.2022 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht tre viktimat nënën dhe dy motrat e tij të mitura. Njërës nga viktimat iu është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Prizren 18.06.2022-22:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, duke e kërcënuar me thikë ka ushtruar dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Prizren 18.06.2022-23:40. Me 19.06.2022 Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

    Gjakovë 18.06.2022-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

    Mitrovicë 17.06.2022-23:30. Me 18.06.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!