×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bën homazhe tek Busti “Heroinat”, vlerëson lart kontributin e gruas në shoqëri

    Reporteri
    19 Qershor 2022 | 10:04

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek Busti “Heroinat”.

    Kurti ka folur për rolin dhe kontributin e gjinisë femrore në të gjitha proceset historike.

    Ai po ashtu foli edhe për rolin e grave në shoqëri dhe ka vlerësuar lart guximin, qëndrueshmërinë dhe virtytet e tyre.

    Sipas tij, qeveria është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual, ndërsa ka inkuajuar për rrëfimet sepse e vërteta ndihmon të gjithë.

    “Shteti i Republikës së Kosovës, Qeveria jonë është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual, dhe me gjithë kapacitetin tonë, me aftësitë, dijet tona, po përpiqemi që t’iu dalim në ndihmë. Në njërën anë t’i inkurajomë rrëfimet për gjenocidin e Serbisë, sepse e vërteta na ndihmon të gjithëve, edhe si individë dhe shoqëri, por gjithashtu në anën tjetër edhe faktorëve ndërkombëtar ua bënë me dije se nuk duhet të harrojnë një luftë e cilat ka ndodhë në jetën tonë, në brezin tonë, pikërisht tash kur po përsëriten shumë prej këtyre imazheve makabër në Ukrainë për shkak të invazionit rus dhe agresionit ushtarak atje”, theksoi Kurti.

    Kurti shtoi se ky është një çmim shumë i madh dhe i padrejtë që ka paguar populli i Kosovës.

    “Unë e kuptoj plotësisht turpin që ekziston për atë që ka ndodhur për shkak të traditës dhe kulturës tonë, mirëpo në anën tjetër me guxim, ne duhet ta mundim turpin sepse çfarë ka ndodhur nuk ka ndodhur për shkak se ato gra e vajza kishin emra të përveçëm dhe askush nuk ka nevojë që të përjetoj atë si diçka personale apo vetëm, individuale, sepse përdhunimet, sikurse edhe torturat, vrasjet, sikurse edhe të gjitha llojet e vuajtjeve kanë ndodhur meqë ne ishim shqiptarë dhe dëshironim të jetojmë të lirë në tokën tonë. Ky është një çmim shumë i madh dhe i padrejtë që e kemi paguar ne dhe ne e dëshmojmë qe e duam këtë vend pikërisht duke e shprehur solidaritetin tonë të pakushtëzuar me ata të cilët kanë humbur e vuajtur më së shumti”, vijoi Kurti.

    Kujtojmë se busti “Heroniat” paraqet profilin e një gruaje, profil ky i krijuar përmes disa gjilpërave të madhësive të ndryshme ku secila gjilpërë përfaqëson një grua të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!