×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Kurti e pret në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë

    Reporteri
    19 Qershor 2022 | 10:19

    Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Cavusoglu po qëndron për vizitë në Kosovë.

    Ai gjatë ditës së sotme pritet të takohet me krerët më të lartë institucionalë.

    E konfirmuar është se ai do të takohet me kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla dhe presidenten Vjosa Osmani.

    Në anën tjetër, Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se Cavusoglu do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!