×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjike: Del autopsia, Elena e vogël u godit nga e ëma 11 herë me thikë, nuk vdiq menjëherë

    Reporteri
    19 Qershor 2022 | 12:10

    Martina Patti e goditi 11 herë me thikë vajzën e saj 5-vjeçare Elena në Katania. Kjo është përfundimi në të cilin kanë dalë ekspertët mjeko-ligjorë pas kryerjes së autopsisë së vogëlushes e cila u gjet e mbështjellë me një qese mbeturinash.

    Megjithatë, ajo që nuk është gjetur ende është arma e krimit, që pritet të jetë thikë kuzhine. Edhe pse mori një numër të madh goditjesh, 5-vjeçarja nuk ka humbur jetën menjëherë. Ajo gjeti vdekjen pasi një nga goditjet i preu enët e arteries subklaviane.

    Tashmë është konfirmuar edhe ndalimi i të ëmës dhe është lëshuar një urdhër paraburgimi për vrasje me paramendim të shumëfishtë dhe fshehje të kufomës.

    Vajza u vra një orë pasi u mor nga kopshti.

    Nga ekzaminimi i trupit rezulton se vdekja ka ndodhur një orë pas vaktit që kishte ngrënë në shkollë rreth orës 13:00. Megjithatë, do të duhen edhe disa ditë para se të dihet rezultati i plotë i autopsisë.

    Kujtojmë se Martina Patti dyshohet se i mori jetën të bijës e më pas e futi në një qese mbeturinash dhe e varrosi. Më pas jo lajmëroi policinë dhe u tregoi një skenar të sajuar rrëmbimi derisa më pas disa orësh marrjeje në pyetje rrëfeu gjithçka.Ish-partneri i saj, babai i vajzës, ka deklaruar të premten se nuk beson se nëna e vajzës vuan nga ndonjë problem i shëndetit mendor, përkundrazi shton ai, çdo gjë duket se është përgatitur në detaje dhe gjakftohtësi.

    Motivet mbeten ende të paqarta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!