×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë: Vdes vozitësi 45-vjeçar

    Reporteri
    19 Qershor 2022 | 17:30

    Një 45 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e një aksident në trafik që ka ndodhur në rrugën Gjilan – Prishtinë, konkretisht në fshatin Parallovë.

    Policia e Kosovës njofton se bëhet fjalë për vetaksident, ku një kamion i druve ka dalë nga rruga dhe vozitësi ka vdekur.

    Njoftimi i plotë:

    Ju njoftojme se me daten 19.06.2022 rreth ores 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident tarfiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Nobobërd . Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit me urgjencë në vend të ngjarjes.

    Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura).
    Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndiem të rënda trupore I cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka ndrru jetë.

    Për rastin është njoftu prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML.

    Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!