×
  • Lajme
  • Botë

    Nuk duan të bien në duart e rusëve, SHBA pauzon shitjen e dronëve modernë në Ukrainë

    Reporteri
    19 Qershor 2022 | 18:57

    Plani i administratës së Joe Biden që Ukrainës t’i shet katër dronë të mëdhenj, është pauzuar nga frika se teknologjia e tyre e avancuar mund të bie në duart e armikut.

    Marrëveshja teknike për shitje është pauzuar pas një analizimi më të thellë të marrëveshjes nga Pentagoni, e në veçanti nga njësia e ekspertëve të teknologjisë që janë të angazhuar në ruajtjen e vlerës së teknologjisë, dhe kjo ka bërë që të rritet frika se mund të bie në duart e rusëve, transmeton Telegrafi.

    Siç raporton Reuters, plani që qarkullonte nga shkurti për shitjen e dronëve ishte miratuar nga Shtëpia e Bardhë. Madje Reuters kishte raportuar edhe më herët për planin e shitjes së katër dronëve të tipit MQ-1C Grey Eagle, që mund të armatosen me raketa Hellfire për luftime kundër rusëve.

    Marrëveshja për dërgimin e dronëve është pezulluar përkohësisht nga brenga se radarti dhe pajisjet për vëzhgim të dronëve, mund të shkaktojnë rrezik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara nëse bien në duart e Rusisë.

    Fillimisht ishte injoruar kjo brengës, por pas takimeve në Pentagon gjithçka ka ndryshuar.

    “Kontrollet e sigurisë së teknologjisë janë praktikë standarde për industrinë e mbrojtjes së SHBA-ve në raport me partnerët ndërkombëtarë. Të gjithë rastet trajtohen në mënyrë unike nga themelet”, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sue Gough.

    Pavarësisht kësaj, nëse lejohet shitja e dronëve, Kongresi do të mund të mund bllokonte këtë marrëveshje, edhe pse ekspertët konsiderojnë se ekzistojnë pak gjasa të ndodhë një gjë e tillë.

    Sipas dokumenteve të buxhetit të ushtrisë, dronët Grey Eagles kushtojnë nga 10 milionë dollarë për copë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!