×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ankohet pronari i një lokali afër plazhit: Nuk po gjej punëtorë, i gjithë stafi që kisha ka ikur në mërgim

    Reporteri
    19 Qershor 2022 | 19:15

    Sezoni veror ka filluar me probleme për stacionet e plazheve në Shqipëri.

    Zonat bregdetare kanë pritur fluksin e parë të pushuesve për këtë sezon veror.

    Po nga ana tjetër menaxhuesit e stacioneve të plazhit po përballen jo vetëm me çmimet e larta, por edhe mungesë të fuqisë punëtore.

    Stafi që Gusti Hoxha, pronar i një stacioni plazhi në Spille, kishte të punësuar një vit më parë është larguar i gjithi nga Shqipëria.

    Tashmë rekrutimi për sezonin e ri është bërë gjithnjë e më i vështirë.

    Fare pak biznese kanë arritur të gjejnë staf pune, ndaj pjesa më e madhe e menaxherëve janë detyruar të punojnë vetë me orar të zgjatur.

    Në plazhin e Spillesë janë 50 stacione që kanë marrë leje për shfrytëzimin e vijës bregdetare, megjithatë mungesa e fuqisë punëtore duket se do ta shoqërojë këtë sezon veror./Tv Klan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!