×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Zemaj i LDK-së: Qeveria Kurti po i largon punëtorët shëndetësorë nga vendi

    Reporteri
    19 Qershor 2022 | 19:53

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka kritikuar qeverinë për mos plotësim të kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë.

    Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutivi është duke përdorur gjueti ndaj sektorit të shëndetësisë.

    “Edhe pse emrin ta thonë qeveri, e me të drejtë mbiemrin paaftësi, së paku ndaj punonjësve shëndetësor ndale këtë gjueti. Gjuetia qeveritare kundër punonjësve shëndetësor po vazhdon; kjo gjueti padyshim që edhe shëndetin e qytetarëve e dëmton”.

    “Kjo qeveri, mbi 1,200 punonjës shëndetësor po i privon nga e drejta për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve. Gjuetia qeveritare po i denigron e i largon punonjësit shëndetësor nga puna, e rrjedhimisht nga vendi”.

    “Kosova ka nevojë për shërbimet e heronjve të kohës – mjekëve dhe punonjësve shëndetësor. Qytetarët tanë kanë nevojë për shëndet të mirë. Andaj, qeveri, ndale këtë gjueti!”, ka shkruar Zemaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!