KF Llapi ka lajmëruar se ka arritur marrëveshje për transferin e talentit nga akademia e KF Tiranës, aktualisht kampion i Shqipërisë në futboll
Andri Stafa është përforcimi i KF Llapi këtë verë.
Mesfushori ofensiv ka nënshkruar marrëveshje me KF Llapi për tri vitet e ardhshme dhe prania e tij në skuadër e ka gëzuar shumë trajnerin e fituesit të Kupës së Kosovës, Tahir Batatina.
“Klubi jonë, KF Llapi e përmbyll me sukses marrëveshjen me njërin nga talentët më të mëdhenj në Shqipëri, Andri Stafa. Andri në praninë e Shefit të Shtabit Teknik, z. Tahir Batatina ka firmosur kontratë që e mban lidhur me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme. Mesfushori ofensiv, 20 vjeçar, Stafa i lindur në Tiranë, tha se arsyeja që zgjodhi Llapin para skuadrave tjera është plani afatgjatë i skuadrës si dhe hapësira për të rinjtë që u jepet nga trajneri Batatina”, thuhet në postimin e bërë në facebook.
Andi pritet që t’i bashkangjitet menjëherë ekipit dhe ai shihet si një përforcim i madh për skuadrën e Llapit të cilët edhe sivjet do të garojnë në Europë në gara të Europa Conference League.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.