×
  • Lajme
  • Rajon

    Ndërhyn shteti: Kroacia vendos çmime fikse për naftën, do të shitet më shtrenjtë vetëm në autostrada

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 9:49

    Qeveria në Kroaci, gjatë ditës së djeshme miratoi masat e reja lidhur me çmimin e karburanteve.

    Çmimet e karburanteve në të gjitha pompat e karburanteve përveç autostradave janë fikse me çmimet si në vijim:13,08 kuna për eurodizelin që në euro i bie 1.74 centë dhe 13,50 për benzinën, apo 1.79 centë.

    Në autostrada, çmimet rriten në 14,57 kuna për Eurodiesel dhe 14,06 për benzinë, transmeton Reporteri.net.

    Kryeministri Andrej Plenkoviq foli për masat e reja.

    “Ne kemi vendosur të intervenojmë përsëri. Ne po rregullojmë çmimet aktuale për të gjitha pikat e karburantit, përveç autostradave,” tha Plenkoviq.

    “Do të ketë rritje të çmimeve në autostrada”, u shpreh ai.

    Dekreti i qeverisë që mundëson këto çmime do të zbatohet nga sot dhe, sipas Plenkoviqit, do të vlejë dy javë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!