×
  • Lajme
  • Lajme

    Franca mirëpret udhërrëfyesin për Energjinë: Hap i rëndësishëm për Dialogun

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 13:43

    Ambasada e Francës në Kosovë e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për energjinë në mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Franca mirëpret miratimin e udhërrëfyesit në Bruksel, dokument që paraqet progresin konkret dhe domethënës në dialog”, thuhet në qëndrimin e kësaj ambasade.

    Po ashtu u theksua se tash e tutje bëhet fjalë për sigurimin e zbatimit të plotë të tij.

    Duhet përkujtuar që në takimin e sotëm të dialogut teknik në Bruksel pala kosovare dhe ajo serbe kanë arritur marrëveshjen për energjinë, ku ndër të tjerash pas më shumë se dy dekadash serbët do të paguajnë energjinë elektrike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!