×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Kurti dikur e konsideronte këtë marrëveshje tradhti kombëtare

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 13:53

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku , ka thënë se Marrëveshja për Energji nga pozita sot, kryeministri Albin Kurti dikur e konsideronte tradhti kombëtare.

    “Pa i hequr asnjë pikë e asnjë presje, Kryeministri Kurti qenka dakorduar për planin e zbatimit të marrëveshjes për energji të dakorduar në Bruksel me 2015″, shkruan Çitaku.

    Tutje ajo shton se Kurti ia ka borxh votuesve të tij një sqarim, nëse e ka pasur gabim atëherë, apo tani.

    “Po të njëjtën marrëveshje, Kryeministri atëbotë e konsideronte tradhti kombëtare. E vetmja gjë konsistonte tek Kurti është mungesa e konsistencës. Kryeministri ua ka borxh votuesve të tij një sqarim, a e ka pas gabim atëherë, apo e ka gabim tash? Kryeministri është shndërruar në noter të marrëveshjeve paraprake, duke e kthyer procesin mbrapa, e duke humbur kohë”, ka shkruar Çitaku./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!