×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa: Marrëveshja e nënshkruar sot me Serbinë është e njëjta e vitit 2013 dhe 2015

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 14:27

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po thotë se udhërrëfyesi i miratuar sot në Bruksel, është ajo marrëveshje e vitit 2013 dhe 2015.

    Në një përgjigje për Klan Kosova, Mustafa thotë se me këtë të sotmen kanë dallim vetëm afatet dhe situatat të cilat kanë ndryshuar duke specifikuar anëtarësimin në ENTSO.

    ”Marrëveshja është ajo e vitit 2013 dhe 2015. Dallojnë vetëm afatet dhe situatat që kanë ndryshuar, siç është anëtarësimi në ENTSO-e i cili ka ndodhë më parë. Poashtu edhe regjistrimi i ElektroSever”.

    Ndërkaq i pyetur për atë që kryeministri Albin Kurti thotë se firmosja e këtij udhërrëfyesi në Bruksel, është rezultat i punës së palodhshme të tyre, Mustafa pati këtë përgjigje për të: ”Kurti mund të ketë arritur rezultat duke kopjuar!?”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!