×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hipokrizitë e VV-së”, deputeti i LDK-së ia kujton partisë së Kurtit se si e kundërshtonin marrëveshjen e nënshkruar sot me Serbinë

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 14:40
    Deputeti i LDK'së, Armend Zemaj

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i ka quajtur hipokrizi deklarimet e zyrtarëve të pushtet, të cilët po e konsiderojnë arritjen e marrëveshjes për faturimin e energjisë elektrike në veri si sukses të Qeverisë Kurti.

    Zemaj ia ka kujtuar partisë në pushtet, se kjo marrëveshje dikur ishte kundërshtuar ashpër na vet ata.

    Zemaj ka publikuar komunikatën e Vetëvendosjes, e cila më 10 shtator të vitit 2015 e kishte kundërshtuar atë marrëveshje, duke thënë se e njëjta e legalizon ndikimin e Serbisë në Kosovë dhe largon Kosovën nga unifikimi me Shqipërinë.

    Përmbajtja e marrëveshjes i jep autorizim kompanisë “Elektrosever”që të shpërndajë faturat e energjisë elektrike te serbët në Veriun e Kosovës. Kjo kompani do të licencohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE).

    Marrëveshja është e njëjtë si ajo e vitit 2015 e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, po në atë kohë kryeministër ishte Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës e opozita drejtohej nga Albin Kurti, tash kryeministër i vendit.

    Kujtojmë se m të ardhur për herë të parë në pushtet, Albin Kurti premtoi rishikimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!