Një kamerier shqiptar u vlerësua si hero nga mediat malteze pas raportimit se ndërhyrja e tij i shpëtoi jetën një klienteje në lokalin ku punonte.
TV Malta raportoi se Endri Demaj ishte duke punuar në zonën “Ghar Lapsi” në Pieta, kur e njoftuan se një kliente, Patricia Neto, po mbytej me ushqimin që po konsumonte në lokal. Endri nxitoi të ndihmonte të moshuarën dhe arriti ta shpëtonte nga mbytja.
Gruaja tha më pas se pandehu që do të vdiste pasi nuk po merrte dot frymë, por fatmirësisht shpëtoi. Vajza e saj, Carole Khosla, falënderoi Endrin përmes një postimi në Facebook. “I shpëtove jetën nënës sime dhe të jam mirënjohëse”, tha ajo. Edhe në rrjetet sociale veprimi i Endrit u përgëzua nga përdorues të shumtë./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.