×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku për marrëveshjen e Energjisë: Kurti dikur thoshte se këto e legalizojnë ndikimin e Serbisë në vend

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 17:08

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore.

    Ai ka shkruar se kryeministri Kurti marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe 2015 i kishte cilësuar si marrëveshje që legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë.

    Si pasojë e kësaj, Abdixhiku tha se sot qytetarët e Kosovës duhet ta dëgjojnë nga Kurti se a do ta legalizojnë këto marrëveshje ndikimin e Serbisë në Kosovë, pasi u pranuan pa asnjë ndryshim e u proklamuan me plot meritë.

    Sipas udhërrëfyesit për të cilin Kosova dhe Serbia u dakorduan të martën në Bruksel, kjo kompani parashihet ta nënshkruajë një marrëveshje tregtare me KEDS-in që parasheh shërbimet e distribuimit (faturimin, inkasimin, mirëmbajtjen dhe kyçjen e konsumatorëve të rinj) në katër komunat me shumicë serbe në veri. Kjo, parashihet të ndodhë 10 ditë pas licencimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!